Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inter – Ideja “e çmendur” mban emrin Di Maria. Gati 60 milionë euro…

Inter – Ideja “e çmendur” mban emrin Di Maria. Gati 60 milionë euro…
November 18
16:05 2016

Pavarësisht periudhës negative që po kalon, skuadra e Inter-it ka ëndrra të mëdha për të ardhmen e afërt.

Objektivi i parë vazhdon të mbetet mesfushori James Rodriguez i Real Madrid, por në rast të një përgjigjeje negative është gati plani B: Angel Di Maria.

Argjentinasi, i cili së fundmi është fishkëllyer nga tifozët e Paris Saint Germain-it, mund të mendojë largimin e për këtë Inter është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, edhe pse argjentinasi po i zhgënjen pritshmëritë e skuadrës, vlera e tij nuk diskutohet dhe në moshën 28-vjeçare është ende i aftë të bëjë diferencën.

Marrëveshja është shumë e vështirë për t’u arritur, sidomos për shkak të shifrës së transferimit, por një lajm i tillë i ka lumturuar tifozët./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje