Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inter, humbja e pestë. Krizë totale. De Boer në prag shkarkimi

October 31
10:58 2016

 

interrrrrrrr

Është e papranueshme për drejtuesit e Interit ajo që po ndodh aktualisht me ekipin elitar të Milanos, që në fillim sezoni supozohej se do të luftonte për titullin ose minimumi për një ndër tre vendet e para të Serisë A.

Interi ka humbur sërish në transfertën kundër Sampdorias me rezultatin e ngushtë 1-0, edhe pse loja që milanezët realizuan nuk i përshtatet këtij rezultati. Në këtë ndeshje vendosi goli i ish-juventinit Fabio Quagliarella, i cili bashkë me shokët e skuadrës treguan një formë më të mirë fizike përgjatë gjithë ndeshjes.

Ajo që mbetet në këto momente për Interin është humbja, e cila lëkund më tepër se kurrë pozitën e De Boer në krye në pankinës interiste, që ka qenë prej disa javësh në pikëpyetje. Pas ndeshjes, De Boer ka vijuar të shprehet optimist: “Mund ta ndryshojmë këtë situatë. Jam optimist. Duhej të kishim luajtur edhe pjesën e dytë njësoj si në të parën”, – tha ai.

2

Në faqen zyrtare të Interit në Facebook kanë vërshuar komentet negative të tifozëve që kërkojnë mes të tjerash shkarkimin e De Boer dhe afrimin e një tekniku italian, si dhe një revolucion në janar për të larguar disa lojtarë jo të preferuar, si Palacio, Ranocchia, Santon, Melo, Biabiany, Jovetic.

Tashmë vendimi mbetet në duart e drejtuesve të Interit, veçanërisht investitorëve kinezë të Suning, të cilët me siguri nuk kanë për të pranuar këtë situatë pas milionave të hedhura në merkato.

“Koka” që pritet të sakrifikohet është ajo e De Boer dhe vendimi mund të jetë çështje orësh.

Komento
Shperndaje