Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Incident në ndeshjen Rusi-Sllovaki. A do ta ndëshkojë UEFA pas kësaj Rusinë?

Incident në ndeshjen Rusi-Sllovaki. A do ta ndëshkojë UEFA pas kësaj Rusinë?
June 15
19:15 2016

Ndeshja e sotme Rusi – Sllovaki  duket se nuk i ka lënë mënjanë incidentet në stadium. Tifozët rusë e kanë rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen e ekipit në Euro 2016.  Pas golit që e çoi rezultatin e ndeshjes në 1-2, një tifoz rus është filmuar te ndizte një fishekzjarr ndërkohë që ndodhej në stadium.

Disa gazetarë e kanë postuar momentin në Twitter duke lënë UEFA-n në një farë mënyre ta gjykojë këtë veprim, pas paralajmërimeve të saj. Rusët tashmë janë të përfshirë në disa nga incidentet më të rënda të huliganizmit në Francë këtë verë, sidomos gjatë ndeshjes me Anglinë  për të cilën morën edhe një paralajmërim të ashpër nga ana e organit qeverisës të futbollit europian.

UEFA ka deklaruar se një incident tjetër do të dënohej me skualifikim nga kampionati dhe tashmë ka prova se ka ndodhur dhe gjatë ndeshjes së sotme.  Si do të reagojë UEFA ndaj kësaj? A do ta ndëshkojë ajo Rusinë?

Mbetet për t’u parë pasi ende nuk ka reagim prej saj.

Komento
Shperndaje