Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Icardi në telashe! Nisin hetimet për librin e tij…

Icardi në telashe! Nisin hetimet për librin e tij…
October 26
09:35 2016

Libri i biografisë së sulmuesit Mauro Icardi përfundon në tavolinën e organit të drejtësisë sportive.

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të nisë hetimet pas polemikave të lindura nga disa fraza që përmban libri i hedhur në treg para pak ditësh.

Është përfolur se në një faqe të librit ka paragrafë që ofendojnë tifozët e Inter-it në “Curva Nord” e për këtë do të hetohet nëse Icardi ka thyer artikullin 1 të Kodit të Drejtësisë Sportive.

Përveç kësaj, dyshohet se faqet e librit përmbajnë edhe pjesë të dedikuara për disa kolegë, dirigjentë e të federuar të cilat mund të cilësohen të padrejta për reputacionin e tyre.

Gjithsesi, dënimi më i rëndë që mund të marrë argjentinasi është një gjobë në para. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje