Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Icardi: Absolutisht do të qëndroj tek Inter!

Icardi: Absolutisht do të qëndroj tek Inter!
May 12
11:20 2016

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, i cili u përfol për një transferim në Premier League, tashmë e ka vendosur se do të qëndrojë tek Inter. Kapiteni i zikaltërve siguroi tifozët mbi të ardhmen e tij në klubin e Seria A.

Pavarësisht polemikave të ndryshme, 23-vjeçari që ka shënuar 16 gola gjatë këtij sezoni në Seria A, siguroi se një largim i afërt nuk është ende në planet e tij.

Edhe më parë, Icardi ka bërë të ditur se pavarësisht ofertave që i bëhen nga klubet e tjera, të ardhmen e tij e sheh tek Inter.

Komento
Etiketimet
Shperndaje