Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbja në ‘derby’ ishte goditja fatale! Besnik Hasi nuk është më trajner i Olimpiakos…

Humbja në ‘derby’ ishte goditja fatale! Besnik Hasi nuk është më trajner i Olimpiakos…
September 25
10:31 2017

Besnik Hasi kishte vetëm dy muaj që kishte nënshkruar kontratën në postin e trajnerit të Olimpiakos por duket se kjo ekperiencë për të ka qenë shumë e shkurtër. Mediat greke shkruajnë se aventura e Hasit në krye të Olimpiakos ka marrë fund pasi shqiptari është shkarkuar nga posti i trajnerit.

Mendohet se vendimtare ka qenë ndeshja e derbit e zhvilluar ditën e djeshme mes Olimpiakos dhe AEK e cila përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kundërshtare. Skudra e Hasit në pjesën e parë arriti të dominonte në avantazh me dy gola por rezultati është përmbysur në 30 minutat e fundit, duke çuar kështu në humbje.

Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiakos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij shqiptare.

Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League.

Megjithatë, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat e kanë bindur presidentin e Olimpiakos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje