Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humbet Milani , Mihailoviç ju kërkon ndjesë tifozëve (Foto)

Humbet Milani , Mihailoviç ju kërkon ndjesë tifozëve (Foto)
April 03
18:31 2016

Milan do të “burgoset” në Milanello. Humbja e pësuar kundër Atalanta-s ka konfirmuar krizën e kuqezinjve dhe trajneri Sinisa Mihajlovic ka dhënë urdhrin: “Të gjithë të grumbulluar, nga dita e sotme deri të shtunën. Kemi marrë 2 pikë në katër ndeshje kundër ekipeve që janë mbrapa nesh në renditje. Nuk është e pranueshme, i kërkoj falje tifozëve”. Trajneri serb ka qenë i zhgënjyer nga mentaliteti i lojtarëve: “Na mungon agresiviteti, humbasim shumë dyluftime. Tani duhet të shihemi në sy dhe të tregojmë se sa vlejmë”, kanë qenë fjalët e teknikut kuqezi. Vendimi për ta mbajtur ekipin të grumbulluar është marrë nga vetë Mihajlovic në përfundim të ndeshjes së sotme. “Kam lajmëruar Galliani-n, i cili ka folur me Berlusconi-n: klubi është dakord. Do të qëndrojmë të grumbulluar deri të shtunën, kur do të përballemi me Juventus-in”.

Trajneri ka folur edhe për problemet e ekipit të tij: “I kam thënë lojtarëve se çfarë duhet të bënim sot, kemi pasur edhe fatin të kalojmë në avantazh: duhej ta kishim mbyllur ndeshjen, por nuk e kemi bërë. Por nëse pas 31 ndeshjes kemi gjithmonë të njëjtat probleme do të thotë se kemi mangësi”. Që nuk kanë lidhje me asketin fizik: “Jo, është një çështje përqendrimi dhe agresiviteti dhe Milan-it nuk mund t’i mungojnë cilësi të tilla. Do të qëndrojmë të grumbulluar për të kthjelluar mendjen dhe për të zgjidhur problemet që kemi”. Në lidhje me të ardhmen: “Kam probleme më serioze se kontrata, mungojnë akoma disa ndeshje para fundit dhe duhet të luajmë në finalen e Kupës së Italisë. Llogaritë do të bëhen në fund”, ka thënë trajneri kuqezi.

Komento
Shperndaje