Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Humb jetën në aksident me motorr boksieri shqiptar!

July 08
09:50 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tsino të Kroacisë. Boksieri shqiptar Valentin Kajtazi ka mbetur i vdekur pas një aksidenti me motorr.

Sipas mediave kroate 27 vjeçari ka ndërruar jetë 1 orë pasi ka arritur në spital. Ai është goditur nga një 64 vjeçar me makinë teksa ishte duke shëtitur me motorr.

“Të gjithë jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’”, ka thënë trajneri i boksit Josko Sunara./Blitz.al/

Komento
Shperndaje