Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia e Jamie Vardy-t do të bëhet film! De Niro në rolin e Ranierit?

Historia e Jamie Vardy-t do të bëhet film! De Niro në rolin e Ranierit?
April 12
15:43 2016

Është bërë e pamundur tashmë të mos flasësh për ekipin e Leicesterit, sa herë bëhet fjalë për futbollistët apo skuadrat që kanë lënë shenjë në futbollin europian.

Pikërisht si rezultat i paraqitjes së këtij ekipi në sezonin që po mbyllet, është menduar të bëhet një film rreth protagonistit të skuadrës, Jamie Vardy!
Sulmuesi “i mrekullive” i Leicesterit do të jetë në qendër të fabulës, ama ajo që ka emocionuar më shumë tifozët dhe adhuruesit e kinemasë ka qenë ideja e prezencës së aktorit të famshëm Robert De Niro, në rolin e trajnerit italian Claudio Ranieri.

Janë fjalët e skenaristit Adrian Butchart – realizuesi i trilogjisë “Goal”, ato që kanë përforcuar idenë e realizimit të një filmi me protagonistë të tillë.

Jemi ende në fazën embrionale të realizimit, por një detaj tjetër që zbulohet është ai i aktorit që do të interpretojë protagonistin Vardy; Zach Efron, Robert Pattinson ose Louis Tomlinson janë të nominuarit e momentit.

 

Komento