Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Higuain te Juventusi? Gëzojnë tifozët e Manchester United: “… atëherë Pogba vjen te ne”

Higuain te Juventusi? Gëzojnë tifozët e Manchester United: “… atëherë Pogba vjen te ne”
July 15
12:21 2016

Lajmi për kalimin e mundshëm të Gonzalo Higuain te Juventusi për shifrën “e çmendur” të 94 milionë eurove në vetëm pak orë ka bërë xhiron e botës.

Ata që janë gëzuar më shumë nga ky fakt, madje dikush edhe më shumë se vetë juventinët, janë tifozët e Manchester United, të cilët mendojnë se një shpenzim i tillë lidhet drejtpërdrejt me shitjen e Paul Pogba.

“Është e qartë që Juventusi do të përdorë paratë e Pogba-së!” – shkruan një tifoz në rrjetet sociale.

“Nëse Juventus po paguan kaq shumë para për Higuain, atëherë shitja e Pogba-së është kryer tashmë”, – shkruan një tjetër.

Të tilla kanë qenë komentet që dëshmojnë entuziazmin e tifozëve të “Djajve të kuq” për një rikthim të mundshëm të francezit në ekipin e tij të vjetër.

Në fakt, sipas shtypit italian, Juventusi nuk është i detyruar të shesë mesfushorin për të arritur te “Pipita”, pasi paratë mund të mblidhen nga largimi i Zaza-s, Pereyra-s, Morata-s dhe ndoshta i Lemina-s.