Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Higuain është një lojtar i Juventus-it. 90 milionë euro për Napoli-n

Higuain është një lojtar i Juventus-it. 90 milionë euro për Napoli-n
July 26
17:16 2016

Tashmë mund të quhet një çështje e mbyllur!

Në pritje të deklaratës zyrtare të Juventus-it, Beppe Marotta ka formalizuar blerjen e sulmuesit Gonzalo Higuain. Ai ka depozituar në zyrën e Lega Calcio-s klauzolën dhe kontratën e argjentinasit: 90 milionë euro që do t’i shkojnë Napoli-t në 2 këste vjetore dhe një kontratë 4-vjeçare për lojtarin, me 7,5 milionë euro në sezon.

Futbollisti do të mbërrijë në Torino mëngjesin e ditës së nesërme.

Vizitat mjekësore janë kryer tashmë në Madrid, kështu që pritet që Higuain të fillojë menjëherë stërvitjen ditën e enjte. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje