Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hidhet shorti për gjysmëfinalet në Kupën e Shqipërisë!

Hidhet shorti për gjysmëfinalet në Kupën e Shqipërisë!
April 16
15:14 2019

Është hedhur shorti në Federatën Shqiptare të Futbollit që përcakton përballjet në gjysmëfinalet e Kupës. Një finale e parakohshme është ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut.

Nga ana tjetër, edhe Skënderbeu kërkon Kupën, për të mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin. Gjysmëfinalja tjetër do të diskutohet mes Luftëtarit dhe Tiranës. Dy skuadrat janë në një garë direkte në Superligë, pasi luftojnë për mbijetesën. Kupa e Shqipërisë është mundësia e vetme për të siguruar një vend në Europë.

KUPA E SHQIPËRISË / GJYSMËFINALET
KUKËSI-SKËNDERBEU
LUFTËTARI-TIRANA

 

 

 

Komento
Shperndaje