Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojeni Pogba-në, Juventus gati të bëjë çmenduri për Higuain!

Harrojeni Pogba-në, Juventus gati të bëjë çmenduri për Higuain!
July 17
09:56 2016

Juventusi i sotëm nuk ndalet më!

Pas 5 viteve rresht dominimi total në Serie A, në Torino kërkojnë diçka më shumë. Një skuadër e fortë, duhet të ketë gjithmonë nga pas një shoqëri të fortë, e për këtë drejtuesit e Juventus po bëjnë të pamundurën për të përgatitur një ekip konkurues për në Champions League.

Në fillim Miralem Pjanic, më pas Benatia, Dani Alves, talenti Pjaca e tani… Gonzalo Higuain. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me futbollistin dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Napoli-t: 94 milionë euro në dy vjet.

Për shumë mund të duket një çmenduri, ama jo për kampionët e Italisë, të cilët kanë dy rrugë për të arritur te argjentinasi; nëpërmjet shumës së parave të mbledhura nga shitja e disa lojtarëve, si përshembull e Simone Zaza-s për të cilin Wolfsburg mund të paguajë 25 milionë euro, ose duke shitur Paul Pogba, për të cilin tifozët nuk do të gëzoheshin shumë!

Beppe Marotta është shprehur gjithmonë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Manchester United për francezin, ama nga Anglia çdo ditë e më shumë dalin zëra se bisedimet për blerjen e Paul janë në fazë të avancuar. Rreth 120 milionë më shumë në arkën e bardhezinjve do t’i zgjidhnin të gjitha çështjet.

Por vëmendja e Juventusit është e gjtiha te Higuain, për të cilin Marotta e De Laurentis do të takohen ‘rastësisht’ nesër. Mbeten ende vështirësi për t’u kapërcyer, ama rruga është thuajse e shtruar; duke përjashtuar surprizat e mëdha, Higuain do të bëhet juventin, ndërsa Pogba niset për në Manchester.

Shperndaje