Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit De Biasi: “Berisha gaboi, u provokua nga një bir k****!”

Habit De Biasi: “Berisha gaboi, u provokua nga një bir k****!”
November 13
16:03 2016

Pas ndeshjes së përfunduar mbrëmjen e djeshme në disfavorin e Kombëtares Shqiptare, trajneri De Biasi ka thënë se ekipi i kishte mundësitë për ta kthyer ndeshjen në favor, por pas kartonit të dytë të kuq u bë gati e pamundur.

Trajneri ka folur për “Supersport” pas ndeshjes, duke prekur pikat kyçe si vendimet e gjyqtarit të ndeshjes, si dhe për portierin Berisha që doli me karton të kuq.

“Unë nuk dua të kapem pas gjyqtarit. Por e kam thënë para ndeshjes që do të ishte e vështirë ndaj tyre, pasi kanë një ekip të mirë. Fatkeqësisht u kondicionuam nga goli i parë, penalltia dhe përjashtimi që ndikoi plotësisht ndeshjen”, – ka thënë ai për gjyqtarin ndërkohë që për situatën e Berishës ka folur me tone më të ashpra: “Berisha bëri një ndeshje të mirë deri në momentin e ndëshkimit. Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshëm. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas përplasjes dhe ndikoi dukshëm tek arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll, siç themi ne në zhargon, si një bir k****, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij. Më vjen keq për këtë”, – ka përfunduar De Biasi.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje