Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Granit Xhaka kundër Federatës Zvicerane të Futbollit: “Jemi të zhgënjyer! Po kthehen në Epokën e Gurit!”

Granit Xhaka kundër Federatës Zvicerane të Futbollit: “Jemi të zhgënjyer! Po kthehen në Epokën e Gurit!”
July 09
12:05 2018

Festimi i golit me simbolin e shqiponjës nga lojtarët shqiptarë të Zvicrës vazhdon të ngjallë debate në skuadrën helvetike.

Pas gjobës së FIFA-s dhe pas vendimit të Federatës Zvicerane për të mos lejuar më përdorimin e këtij simboli, ka ardhur edhe ideja e përjashtimit të dy lojtarëve nga skuadra, Xhakës dhe Shaqirit.

Sekretari i Përgjithshëm i SFV është shprehur:

“A na duhen neve futbollistët me dy nënshtetësi?”

Duket se kjo frazë ka irrituar Granit Xhakën, i cili ka reaguar kundrejt kësaj deklarate.

“Miescher i ka zhgënjyer lojtarët aktualë dhe ata që do të vijnë. Pas simbolit të shqiponjës na siguroi mua dhe Shaqirin se do të na mbronte, por ja çfarë ndodhi. Kuptoj nga fjalët e tij se nuk beson te futbollistët me dy shtetësi, por ne japim gjithçka për këtë fanelë”, – ka thënë Xhaka.

“Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Embolo’ në Kamerun, për Akanxhi në Nigeri, apo Rodrigez në Kili e Spanjë. Madje, edhe trajneri Petkoviç ka dy shtetësi. Me këto komente, sekretari i federatës na ka zhgënjyer dhe na ka kthyer në Epokën e Gurit!”, – shtoi Xhaka.

Pas kritikave të ashpra, Federata Zvicerane e Futbollit ka thënë se ndjen keqardhje për akuzat diskriminuese. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje