Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Granit Xhaka drejt Arsenalit (foto)

Granit Xhaka drejt Arsenalit (foto)
April 11
09:16 2016

Arsenali është duke kërkuar me çdo kusht të marrë gjatë verës në “Emirates Stadium” mesfushorin shqiptar të Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka.

Sipas “The Mirror”, “topçinjtë” e Arsen Vengerit kanë nisur bisedimet me lojtarin për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.
Klubi i Arsenalit thuhet ta ketë ndjekur Xhakën sivjet në më shumë se 30 ndeshje dhe ato kanë qenë mjaft bindëse për të bërë ofertën.  “The Mirror” shkruan se drejtuesit e klubit londinez kanë ofruar 24 milionë sterlina  për mesfushorin shqiptar, ndërsa Moenchengladbach kërkon 32 milionë për ta lënë lojtarin të lirë.

Shperndaje