Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Granit Xhaka: Disa presin gjithë jetën për të takuar lojtarin e preferuar. I imi është vëllai im!

Granit Xhaka: Disa presin gjithë jetën për të takuar lojtarin e preferuar. I imi është vëllai im!
October 30
21:03 2016

Të gjithë duhet ta mbajnë mend gjatë Kampionatit Europian të Futbollit EURO 2016 sesi  dy vëllezërit Xhaka u përballën në fushë. Taulanti dhe Graniti janë dy djemtë e familjes Xhaka që po korrin sukses në fushën e futbollit. Aktualisht Graniti luan me ekipin e Arsenalit ndërsa Taulanti me Basel. Pavarësisht gjithçkaje çunat kanë treguar se e mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap. Në një postim në Instagram Graniti u ka treguar të gjithë ndjekësve të tij se jo të gjithë e kanë fatin të takojnë nga afër lojtarin e tij të preferuar ndërkohë që ai është i lumtur që mundet.

“Nuk e ke idenë sa më mungon vëlla. Kaq larg në realitet, kaq afër zemrës.
Disa duhet të presin gjithë jetën për të takuar lojtarin e tyre të preferuar. I imi është vëllai im.”-shkruan Graniti në Instagram.

Të angazhuar me ekipet dy vëllezërit nuk takohen shpesh por edhe pse janë larg ata e duan dhe e mbështesin njëri-tjetrin. /Blitz.al/

granit2granit1

Komento
Shperndaje