Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata vendos: Wayne Rooney, 12 muaj shërbim në komunitet si dhe 2 vite pa patentë

Gjykata vendos: Wayne Rooney, 12 muaj shërbim në komunitet si dhe 2 vite pa patentë
September 18
13:14 2017

Futbollisti Wayne Rooney është shpallur fajtor pasi u ndal nga policia një natë teksa ngiste i pirë një makinë tip “Volkswagen Beetle” ngjyrë të zezë, në Wilmslow, në orën 2:00 të mëngjesit. Makina i përkiste një gruaje që ai kishte takuar në një bar një natë më përpara. Kur futbollisti u kap nga policia ishte vetëm pasi bashkëshortja e tij shtatzënë dhe tre djemtë ishin me pushime.

Për futbollistin, gjykata vendosi 2 vite heqje patente, 12 muaj punë në komunitet, dhe 100 orë punë të papaguar.

Shpresojmë që Rooney herën tjetër të jetë më  i kujdesshëm dhe gabimi t’i bëhet mësim.

Gjithsesi, lidhur me zërat për një ndarje nga bashkëshortja e tij, bëjmë me dije se 31-vjecari u shfaq në gjykatë i vetëm dhe hodhi poshtë spekulimet nëse do të kishte në gisht unazën e martesës, pasi ajo ishte e dukshme nga fotot që u shkrepën. Ai nuk bëri asnjë koment, edhe pse u përball me një interesim të lartë të medias jashtë gjykate. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje