Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjesti i mrekullueshëm i Sportingut të Lisbonës. Prezanton blerjen e re, 5-vjeçarin e sëmurë

Gjesti i mrekullueshëm i Sportingut të Lisbonës. Prezanton blerjen e re, 5-vjeçarin e sëmurë
July 28
19:13 2016

Iniciativa e ekipit të Sportingut të Lisbonës në Portugali i ka dhuruar momente lumturie një 5-vjeçari që po lufton me sëmundjen e kancerit.

Shoqëria e skuadrës ka vendosur ta trajtojë Francisco-n – tifozin e vogël, si një blerje të re të vërtetë, duke i zyrtarizuar ‘transfertën’. I veshur si një futbollist ka kryer fillimisht fotot klasike me presidentin e skuadrës dhe me trajnerin Jorge Jesus.

Një surprizë e mrekullueshme kjo për vogëlushin i cili pas ceremonisë së prezantimit ka veshur uniformën me numrin 12 për t’u futur në fushë me skuadrën. Ai u duartrokit nga 30.000 njerëz të pranishëm dhe më pas goditi topin për t’i dhënë startin sezonit futbollistik.

“Jemi të lumtur që kemi marrë Francisco-n, i cili do të jetë ai që do të nisë sezonin e ri. Kjo është surpriza më e madhe e mbrëmjes, ajo që të gjithë tifozët prisnin. Është një përforcim i rëndësishëm, që me siguri do të tregojë atë që Sportingu do të jetë në të ardhmen. Klubi ka 110 vite histori dhe falë personave si Francisco do të ‘shkruajë’ edhe 110 të tjerë!” – shprehet trajneri Jorge Jesus. /Blitz.al/

Komento