Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermani-Itali; Conte: Kjo është vetëm një “mirupafshim”. Low: Ne jemi superiorë.

Gjermani-Itali; Conte: Kjo është vetëm një “mirupafshim”. Low: Ne jemi superiorë.
July 03
13:03 2016

Pas përfundimit të çerekfinales midis Gjermanisë dhe Italisë, mbrëmjen e djeshme në Francë ku po luhet Kampionati Europian, dy trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre të shpejta për mediat.

Pas një loje të qetë e cila përfundoi me penallti drithëruese ka bërë tifozët edhe më kuriozë përsa I përket të ardhmes së të dyja skuadrave. Ndërkohë që skuadra Gjermane do të vazhdojë rrugën për në gjysëmfinalen e të enjtes mbrëma, trajneri Low ka thënë se skuadra e tij ka qenë superiore përgjatë gjithë ndeshjes dhe se ai e priste fitoren ndaj Italisë. Gjithashtu ai ka shtuar se lojëtarët kanë vendosur vetë se si do vendoseshin për penalltitë dhe ai nuk ka ndërhyrë aspak në këtë zgjedhje.

Nga ana tjetër, duke qenë se është vënë në pikëpyetje jetëgjatësia në skuadrën italiane e trajnerit Conte pas skualifikimit të Italisë, ky I fundit është përgjigjur se Italia ka shkëlqyer në këtë kompeticion dhe për të kjo nuk është aspak një “lamtumirë” por thjesht një “mirupafshim”.

Duhet theksuar se mediat i janë referuar rezultatit të kësaj ndeshjeje dhe si “thyerja e mallkimit” për Gjermaninë, duke qenë se për vite me rradhë ajo nuk ka mundur ta mposhti Italinë nëpër kompeticione të nivelit të lartë.

Komento
Shperndaje