Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermani-Itali, asnjëherë një miqësore e thjeshtë!

Gjermani-Itali, asnjëherë një miqësore e thjeshtë!
March 29
10:42 2016

Pavarësisht se priten ndryshime nga formacionet e ndeshjeve të fundit miqësore, përballja Itali-Gjermani (sot në mbrëmje) nuk është asnjëherë për të mos u marrë seriozisht!

Trajneri italian Antonio Conte pritet të ndryshojë 5 lojtarë nga 11 të hedhur në fushë në miqësoren ndaj Spanjës, me përfshirjen e sulmuesve të rinj, të Montolivos në mesfushë dhe të Acerbit në mbrojtje.

Në kampin tjetër, pas disfatës nga anglezët me rezultatin 2:3, edhe trajneri Joachim Low ndryshon diçka. Pikërisht si Kombëtarja e Italisë, do të jenë 5 lojtarët e rinj në formacionin gjerman; Manuel Neuer do t’i lërë vendin portierit Ter Stegen, në mbrojtje do të zënë vend Mustafi dhe Rudy, në mesfushë Schurrle e në repartin e sulmit pritet të luajë heroi i finales së botërorit në Brazil, Mario Gotze.

Këto ndryshime, pavarësisht se janë të shumta në numër, ruajnë modulin bazë me të cilin luajnë skuadrat.

E pra, pavarësisht këtyre lëvizjeje, pritshmëritë nga kjo përballje janë të mëdha, si nga trajnerët, ashtu edhe nga tifozët.

Këto janë formacionet e mundshme:
Gjermania (4-2-3-1): Ter Stegen; Rudy, Mustafi, Hummels, Hector; Khedira, Kroos, Muller, Ozil, Schurrle; Gotze.

Italia (3-4-3): Buffon; Darmian, Bonucci, Acerbi; Florenzi, Montolivo, Thiago Motta, Giaccherini, Bernardeschi, Zaza, Insigne

Komento