Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gianni De Biasi për “Sport Mediaset”: Italia duhet të vijë në Shqipëri me vendin e dytë të siguruar, ndryshe duhet të shqetësohet

Gianni De Biasi për “Sport Mediaset”: Italia duhet të vijë në Shqipëri me vendin e dytë të siguruar, ndryshe duhet të shqetësohet
October 10
19:41 2016

“Pas 3 ndeshjeve të para, skuadra që më ka lënë më shumë mbresa është Spanja: është shumë e fortë dhe jo rastësisht dominoi edhe Italinë për 65 minuta”.

Ky është mendimi i trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, i cili është shprehur në një intervistë për www.sportmediaset.it.

Sipas tij, bazuar në nivelin e skuadrave, pas Spanjës e Italisë renditen Shqipëria dhe Izraeli në të njëjtin nivel.

Ndër të tjera, De Biasi ka folur edhe për përballjen mes Shqipërisë dhe Italisë në vitin 2017:

“Sfida me Italinë në Shqipëri, decizive për vendin e dytë? Po të isha në krahun e Italisë do të mundohesha të arrija në atë sfidë me vendin e dytë të siguruar, ndryshe do të shqetësohesha për ta pasi ne do të luajmë në shtëpi dhe do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Ne ndjekim mbi të gjitha Italinë. Dihet që janë më të mirë se ne, por nëse nuk e provojmë atëherë më mirë ta lë pankinën që tani”, – shprehet De Biasi, me fjalë të cilat motivon lojtarët e Kombëtares kuqezi.

Gjithsesi, përpara sfidës emocionuese dhe shumë të vështirë ndaj italianëve në Shqipëri, kuqezinjve u duhet të kalojnë përballje të tjera, për të ëndërruar pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2018 në Rusi. /Blitz.al/

Shperndaje