Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gianni De Biasi: Ndeshja ndaj Lihtenshtejnit, më e vështira

Gianni De Biasi: Ndeshja ndaj Lihtenshtejnit, më e vështira
October 01
12:09 2016

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ndeshjet e radhës të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit 2018 në Rusi.

Lihtenshtejni dhe Spanja janë 2 kundërshtarët e radhës së Kombëtares Shqiptare, përballë të cilëve trajnerit Gianni De Biasi do t’i duhet të përzgjedhë lojtarët e duhur për të marrë sa më shumë pikë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, De Biasi është shprehur se përballja me Lihtenshtejnin është ajo më e vështira.

“Rruga drejt Botërorit është e vështirë. Ndeshja me Lihtenshtejnin është shumë e rëndësishme, pasi është një skuadër e vështirë për t’u mundur. Na duhet të fitojmë pikë”.

Më pas, trajneri italian është shprehur se duhen arritur rezultatet në mënyrë që të pozicionohemi para Izraelit dhe Kombëtares së Maqedonisë.

Gjithashtu De Biasi foli edhe për gjendjen e Armando Sadikut, që është ende për t’u verifikuar, duke vënë në pikëpyetje prezencën e tij në ndeshjen e ardhshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje