Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gianni De Biasi: Gjatë verës isha pranë uljes në pankinën e…

Gianni De Biasi: Gjatë verës isha pranë uljes në pankinën e…
November 26
09:44 2016

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur nga Potenza ku mori çmimin “Alfredo Mancinelli”, edhe për përballjen mes Italisë dhe Shqipërisë të datës 24 mars, që do të luhet në Palermo.

Sipas tij, kjo sfidë e vlefshme për Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018 do të jetë një përballje speciale, pasi si italian, të luash kundër vendit tënd është emocionuese.

“Do të japim maksimumin, ashtu si në çdo ndeshje tjetër. Në Shqipëri më ka ecur mirë, ndoshta ngaqë kemi luajtur me zemër dhe se kemi shfaqur profesionalitetin e duhur, atë të shumë trajnerëve italianë të cilët janë shpërndarë jashtë Italisë. Mendoj se ka ardhur koha që t’i vlerësojmë sa duhet këta trajnerë, pasi nuk janë më pak të mirë se të tjerët”, – është shprehur De Biasi.

Gjithashtu ai foli edhe për lajmet e pak muajve më parë, kur  u përfol për largimin e tij nga Shqipëria.

“Gjatë verës isha shumë pranë pankinës së Italisë dhe për një italian, një mundësi e tillë është e jashtëzakonshme”, – ka shtuar trajneri, duke shprehur kështu një lloj zhgënjimi për humbjen e mundësisë. Gjithsesi, ai tashmë është më i përqendruar se kurrë në objektivin e radhës së kuqezinjve – kualifikimin për në Botëror. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje