Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gianluigi Buffon: Le të shkojnë në funeralin tim tani, por nuk do të gjejnë asnjë!

Gianluigi Buffon: Le të shkojnë në funeralin tim tani, por nuk do të gjejnë asnjë!
October 19
09:51 2016

Mbrëmjen e djeshme, kampionët e Italisë arritën të mposhtin skuadrën e Lyon-it në Champions League, me anë të një goli të Juan Cuadrado-s, edhe pse me një lojtar më pak.

Pavarësisht golit të mesfushorit kolumbian, heroi i ndeshjes ishte sërish Gianluigi Buffon, i cili me një seri pritjesh e mbajti të paprekur portën e tij. Një përgjigje ideale kjo ndaj të gjithë atyre që e kishin kritikuar për gabimet e ndeshjeve të fundit.

“Le të shkojnë në funeralin tim tani, por nuk do të gjejnë asnjë. Kam thënë shpesh që jam autokritik dhe nuk kam nevojë të dëgjoj ata që nuk kanë respekt për karrierën e tjetrit. Dëgjova shumë budallallëqe dhe vetëm një gjë të drejtë: që nga Buffon duhet të pretendohet më shumë”, – shprehet legjenda e portës për “Premium Sport”.

Gjithashtu, Buffon gjatë analizës së ndeshjes përballë francezëve të Lyon u shpreh se nuk mund të gëzohej shumë për pritjet e tij pasi ekipi gjendej në vështirësi me një lojtar më pak dhe nuk mund të shpenzonte energjitë aty ku nuk nevojitej. /Blitz.al/

Shperndaje