Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gerrard kthehet në Europë? Celtic i ofron një rol të dyfishtë

Gerrard kthehet në Europë? Celtic i ofron një rol të dyfishtë
May 23
21:11 2016

Ditët e fundit është përfolur shumë se Manchester United i ka ofruar sulmuesit Zlatan Ibrahimovic një rol të dyfishtë në skuadër, alternativë që mund ta ketë marrë në konsideratë edhe Celtic për Steven Gerrard.

Sipas asaj që raporton “Daily Record”, trajneri Brendan Rodgers, i cili sapo është zgjedhur në krye të klubit skocez, kërkon të bindë Gerrard të pranojë rolin e dyfishtë të lojtarit e të zëvendëstrajnerit.

Rodgers e ka pasur në skuadrën e tij anglezin në dy vitet e tij të fundit te ekipi i Liverpool, madje edhe kur Steven rrëshqiti në ndeshjen kundër Chelsea, që i kushtoi “të kuqve” kampionatin.

Aktualisht Gerrard luan tek Los Angeles Galaxy, por kontrata e tij skadon në dhjetorin që vjen.

Një rast i tillë, për t’u rikthyer e për ta mbyllur karrierën në Europë, është një mundësi që e tundon jo pak ish-kapitenin e Liverpool.