Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gashi “tallet” kur flitet për Skënderbeun

May 31
12:31 2016

Kombëtarja shqiptare ka bërë një vizitë në muzeun e Vjenës ku janë të ekspozuara përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Pritja në muzeun ku gjenden këto sende kaq të rëndësishme për popullin shqiptar është organizuar nga ambasadori shqiptar në Vjenë, Roland Bimo, i cili ka menduar se Kombëtarja Shqiptare duhet të përcillet për në Kampionatin Europian të Francës duke u frymëzuar edhe nga historia e Shqipërisë dhe nga Heroi ynë Kombëtar.

Mirëpo gjatë kohës që Kombëtarja dëgjonte me kërshëri informacionet mbi shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut, futbollistëve u janë marrë disa intervista të shkurtra nga gazetari Alban Xhihani për “Super Sport”, lidhur me ndjesitë që kanë përjetuar gjatë vizitës në muze. Në momentin që futbollisti Taulant Xhaka ka folur mbi faktin sesa krenar ndihej për figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, pas tij futbollisti tjetër, Shkëlzen Gashi, ka bërë disa mimika qesharake.

Në fakt, është shumë i këndshëm ky moment kur Gashi bën shaka me shokun e tij të skuadrës sepse e ka thyer sado pak seriozitetin dhe gjithë momentin emocional që djemtë e skuadrës kanë përjetuar nga kjo vizitë.

Ndiqeni edhe ju këtë moment në videon poshtë:

Komento
Shperndaje