Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gareth Bale nuk mund t’ia dalë pa Ronaldon

Gareth Bale nuk mund t’ia dalë pa Ronaldon
April 27
11:20 2016

Përballja e djeshme mes Manchester  City dhe Real Madrid, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Uefa Champions League, tregoi edhe një herë se Gareth Bale, uellsiani “100 milionësh”, nuk mund të jetë lider i skuadrës madrilene.

Dje, në fakt, Bale kishte mundësinë t’i tregonte një herë e përgjithmonë skuadrës dhe gjithë tifozëve se ai mund ta marrë ekipin mbi supe dhe ta çojë drejt triumfeve, por mesa duket ende nuk ka ardhur momenti. Mungesa e Cristiano Ronaldos u ndje jo pak në repartin e sulmit, gjë që u pasqyrua jo vetëm në rezultatin pa gola, por edhe në rastet e krijuara gjatë ndeshjes.

Në një ndeshje të vështirë si ajo e djeshmja, ku presioni i lartë i skuadrës së Manchester-it shpesh e detyroi uellsianin të qëndronte i tërhequr në pjesën mbrojtëse të krahut të tij, ishin të pakta sinjalet e dhëna për të treguar rrezikshmëri të lartë për portën e Joe Hart.

Lojtarët e Manuel Pellegrinit i kishin studiuar mirë manovrat, aq sa edhe një futbollist si David Silva u vu në pozicionin e “ngacmuesit”, gjë që, përveëse e detyroi të ndëshkohej me karton të verdhë, bëri që të linte fushën e lojës herët për shkak të një shqetësimi muskulor.

E pra, ashtu si pjesa më e madhe e tifozëve të Realit të Madridit besojnë, kur mungon Cristiano Ronaldo festa vështirë të fillojë, aq më tepër në ndeshjet me rëndësi, si ato të Champions League, ku përveç kupës dhe prestigjit luhen edhe miliona euro.

Komento