Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gabigol drejt Milano-s? Santos pranon ofertën…

Gabigol drejt Milano-s? Santos pranon ofertën…
August 15
19:32 2016

Cila skuadër do të arrijë ta “rrëmbejë” sulmuesin Gabigol?

Futbollisti i Santos-it, që momentalisht është i impenjuar në “Rio 2016” me Kombëtaren Braziliane, po kërkohet nga shumë ekipe të mëdha të Europës, edhe pse favorit mbetet Interi.

Sipas disa burimeve pranë sulmuesit, thuhet se skuadra e tij aktuale ka pranuar ofertën rreth 30 milionë euro të ekipit italian. Tashmë mjafton vetëm të arrihet marrëveshja e drejtpërdrejtë me lojtarin, e cila mund të konkretizohet në fundin e Lojërave Olimpike.

Kjo është një lëvizje e zgjuar e skuadrës së Milano-s, që mposht konkurrencën e fortë të kampionëve të Juventus-it, ku Gabigol do të haste shumë vështirësi për të gjetur hapësira duke menduar rivalitetin e hekurt me Higuain, Mandzukic e Dybala.

19-vjeçari ndiqet edhe nga ekipe të tjera ,si Manchester United, Chelsea, Leicester apo Atletico Madrid.  /Blitz.al/

Shperndaje