Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fyhet në baza etnike, boksieri shqiptar kafshon në ring kundërshtarin serb

Fyhet në baza etnike, boksieri shqiptar kafshon në ring kundërshtarin serb
April 11
08:12 2016

Boksieri shqiptar, Astrit Klementa, ka kafshuar në vesh kundërshtarin e tij serb, Andrej Pesiq. Shkak për këtë konflikt mes tyre në ring janë bërë fyerjet në baza etnike të boksierit serb.

Vetë shqiptari Klementa ka konfirmuar ngjarjen, duke shpjeguar shkurtimisht kronologjinë  e saj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Është skandal apo jo, nuk e di, por mund të them se ata nuk ishin sportivë as përpara ndeshjes, ata bënë fyerjet më të rënda të mundshme raciste ndaj meje dhe kombit tim dhe nuk mund të isha i drejtë në ring, nuk isha mirë në aspektin psikik, edhe pse jam munduar që të përmbahem në maksimum, por nuk arrita dhe këtë nuk mund ta ndryshoj më. Por, në anën tjetër, nuk mund të lejoja që fyerjet të vazhdonin kundrejt meje dhe kombit tim”, – është shprehur ai.

Komento