Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbollisti i njohur poston foto për herë të parë me të birin dhe s’mund të ishte më ëmbël se kaq!

Futbollisti i njohur poston foto për herë të parë me të birin dhe s’mund të ishte më ëmbël se kaq!
October 17
19:29 2017

Futbollisti Mario Balotelli, 27 vjeç, ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë me djalin Lion, fëmijën e tij të dytë, që ka lindur në 28 shtator: ’Good night’, shkruan ai dhe ka vendosur hashtagun #Father&Son.

Futbollisti shfaqet shumë i ëmbël , duke shtrënguar në gjoks  vogëlushin.
Historia e tij e dashurisë me Clelia është mbajtur e fshehtë për shumë kohë dhe larg nga reflektorët e mediave, aq sa kur në shtator futbollisti i Nizza publikoi një bark shtatzënë në Instagram i çuditi të gjithë.

Më pas njoftoi për lindjen e Lion dhe tani ai ja prezanton të gjithë botës fëmijën e tij të dytë pas Pias, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia e SuperMario me showgirlin Raffaella Fico.

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje