Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbollisti i njohur i Barcelonës feston me verëra deri në 5.300 euro: “Sot ja ka vlejtur”

Futbollisti i njohur i Barcelonës feston me verëra deri në 5.300 euro: “Sot ja ka vlejtur”
December 26
18:44 2017

Kishte arsye për Piquen që të festojë të shtunën pasi Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 3-0.

Kjo ishte një shtysë e fortë  që ai të hapë tre shishe me verë, në vlerë prej 5 mijë e 300 eurosh. “Sot ja ka vlejtur”, shkroi ai në Instagram me një fotografi me verëra të përzgjedhura.

Sipas specialistit të verës nga ëeb faqja Vivino, Domaine du Comte Liger – Belair La Romanee Grand Cru Monopole 2008 ka një vlerë prej 3,360 eurosh dhe Chateau Latour Grand Vin Pauillac Premier Grand Cru Clasee 2000 ka një vlerë prej 1495 eurosh.

Kurse, Vega Sicilia Cosecha 1996 Unico ka një vlerë prej 479 eurosh dhe është “vera më e lirë” në koleksionin e Piques, shkruan TG.

Është vështirë të thuhet se Pique nuk meritoi një festë të tillë. Barcelona u shmang 14 pikë në krye të tabelës së La Ligas me fitoren ndaj Real Madridit në Bernabeu. /Blitz.al/

Shperndaje