Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbollisti i famshëm spanjoll, baba për herë të parë: “E dija që do të ishe nëna e femijëve të mi”

Futbollisti i famshëm spanjoll, baba për herë të parë: “E dija që do të ishe nëna e femijëve të mi”
December 13
13:35 2017

Lojtari i Chelsea-t, Alvaro Morata dhe bashkëshortja e tij Alice Campello kanë një lajm shumë të gëzueshëm. Çifti simpatik do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Ishte hera e parë kur të pashë dhe e dija që t’i do të ishe nëna e fëmijëve të mi. Jam i sigurt që di të jesh nëna më e bukur, më e ëmbël dhe më e mirë në botë. Nuk mund të të dua më shumë!”- ka shkruar Morata bashkangjitur një fotoje ku duket duke i puthur barkun bashkëshortes së tij.

Në fakt, ata janë një çift që pëlqehen shumë nga publiku në mbarë botën edhe për faktin se e shprehin shumë dashurinë që kanë për njeri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.

Alice është 22-vjeçe dhe punon si modele dhe fashion designer, ndërsa Alvaro 24-vjeç ka nisur të luajë futboll në moshën 13-vjeçare.

 

Shperndaje