Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbollisti Eto’o rrezikon 10 vite burg

Futbollisti Eto’o rrezikon 10 vite burg
November 24
12:14 2016

Ish-futbollisti i mirënjohur kamerunas i Interit, Barcelonës  e Chelsea-t, Samuel Eto’o, rrezikon 10 vite burg për shkak të një akuze të ngritur në Spanjë për evazion fiskal. Gjithashtu, në rast se akuza vërtetohet ai duhet t’u paguajë gati 14 milionë € autoriteteve tatimore spanjolle. Periudha për të cilën diskutohet është 4-vjeçare, nga 2006-a deri në 2009-n, kur Eto’o u transferua në Itali për të luajtur tek Interi.

Por Eto’o është mbrojtur nga akuzat duke thënë se në rast se ka pasur shkelje të kësaj natyre, ato i ka bërë agjenti i tij pasi ai nuk ka pasur asnjë lidhje me derdhjen e taksave e detyrimet ndaj shtetit në kohën kur luante si futbollist i Barcelonës.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistët e Barcelonës përfshihen në akuza për evazion fiskal, pas Messit, Mascheranos e së fundmi Neymar, i cili është në proces hetimor.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje