Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbolli në zi – legjenda Cruyff ndahet nga jeta!

March 24
14:03 2016

Fatkeqësisht, ajo së cilës të gjithë i trembeshin ndodhi! Legjenda holandeze e futbollit, Johan Cruyff, humb betejën me kancerin në mushkëri. Kujtojmë se pak muaj më parë, 68-vjeçari deklaroi se pas pjesës së parë të “ndeshjes” me sëmundjen, ishte ai që po fitonte. Por mesa duket, fundi rezultoi një surprizë e hidhur për të dhe për të gjithë dashamirësit e futbollit anembanë botës. Holandezi e kaloi gjithë këtë periudhë me buzëqeshje dhe me një shpresë të madhe se mund t’ia dilte. Ama, ndryshe nga shumë herë të tjera, nuk mundi të dalë fitimtar. Lajmi i hidhur u komunikua nga njerëz të cilët menaxhojnë profilet e tij në rrjetet sociale: “Sot, më 24 mars 2016, Johan Cruyff (68 vjeç), ndërroi jetë në Barcelonë, i rrethuar nga familja e tij, pas një lufte të gjatë kundër kancerit. Me trishtim të madh ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes së tij, në këtë moment të dhimbshëm për të gjithë.”

Për fat të keq, ajo që mbetet për t’u thënë është se Cruyff, një ndër ikonat e Ajaksit, Barcelonës dhe Kombëtares Holandeze i dha futbollit aq shumë sa do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe mendjet e ndjekësve të këtij sporti!

 

Shperndaje