Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Frank De Boer: Inter? 3 muaj atje m’u dukën si 1 vit…

Frank De Boer: Inter? 3 muaj atje m’u dukën si 1 vit…
January 09
15:12 2017

Holandezit Frank De Boer nuk i mjaftuan 3 muaj për të kuptuar mekanizmat e vërtetë të Serisë A italiane.

Pas eksperiencës negative tek Inter, ai rikthehet të flasë për periudhën që kaloi në Itali:

“Nuk më dëmtoi ajo eksperiencë, por sigurisht që nuk do doja të përfundonte në atë mënyrë. 3 muaj m’u dukën si një vit dhe harxhova shumë energji. Shpresoja që klubi të më jepte më shumë kohë, pasi nuk jam një teknik për projekte të shpejta”, – shprehet i zhgënjyer De Boer.

Gjithashtu trajneri rrëfeu se filloi përgatitjen e ekipit vetëm 10 ditë para fillimit të sezonit, që rrjedhimisht ndikoi negativisht në ecurinë e fillimit të kampionatit.

“Pavarësisht të gjithave, 2 ditë pasi u largova nga Inter mora 5 oferta të tjera, por kam vendosur të rinis punën duke filluar nga sezoni i ardhshëm”, – e mbyll fjalën e tij De Boer. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje