Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë – Mario Balotelli, tashmë futbollist i Nice-s

Francë – Mario Balotelli, tashmë futbollist i Nice-s
September 01
15:43 2016

Mario Balotelli-t i jepet një tjetër mundësi!

Agjenti Mino Raiola ka arritur t’i sigurojë sulmuesit një vend te skuadra e Nice-s në Francë, e cila do të luajë në Europa League këtë vit.

Qytetin francez e ka kapluar entuziazmi për një “arritje” të tillë në merkato – të paktën në letër – gjë që do t’i vlejë shumë për publicitet në arenën europiane.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, për kartonin e “Supermario”-s, Nice nuk ka shpenzuar as edhe 1 euro, por i ka siguruar atij pagën prej 4.5 milionë eurosh që merrte te Liverpool.

Nuk ka kaluar pa u vëzhguar ky transferim, i cili ka nxitur Jamie Carragher, ish-kapitenin e Liverpool-it, ta komentojë me ironi:

“Nice e mori falas Balotelli-n, por prapëseprapë e pagoi shtrenjtë”.

Një sulm që nuk lind nga hiçi, pasi kujtojmë se pak vite më parë ai e konsideronte italianin si futbollistin më të mbivlerësuar në histori. /Blitz.al/

Nice

Komento
Shperndaje