Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Tifozët jashtë kontrollit. Gjesti i Fellaini-t i emocionon të gjithë…

August 28
15:21 2016

...

Fitorja e djeshme me rezultatin 1 me 0 përballë Hull City, e arritur në minutën e 92-të, i ka entuziazmuar shumë jo vetëm futbollistët e Manchester United, por edhe tifozët.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë festimeve të çmendura, në përpjekje për t’ju afruar sa më shumë “Djajve të kuq”, tifozët kanë shtyrë një grua në shkallët e stadiumit, e cila ka rënë në një nga tabelat e reklamave.

Kjo gjë ka marrë vëmendjen e mesfushorit Marouane Fellaini, i cili për një moment ka lënë pas shokët e tij të skuadrës, për t’i ardhur në ndihmë gruas.

Një gjest i vlerësuar shumë pasi u kap nga kamera, në një situatë të vështirë dhe shqetësuese, ku euforia e tifozëve “dëmton” si sigurinë në radhët e stadiumit, ashtu edhe sigurinë e vetë futbollistëve.

Këto situata federata kërkon t’i shmangë sa më shumë, aq më tepër pas një dite si ajo e sotmja, kur një tifoz i Everton u rrëzua në stadiumin “Goodison Park” gjatë ndeshjes kundër Stoke City. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje