Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Foto)Shiu përmbyt “Selman Stërmasin”, ndërpritet Tirana-Flamurtari

(Foto)Shiu përmbyt “Selman Stërmasin”, ndërpritet Tirana-Flamurtari
January 23
19:06 2019

Reshjet e shiut përmbytën stadiumin “Selman Stërmasi”, ku po zhvillohej dhe ndeshja e kupës mes Tiranës dhe Flamurtarit. Ajo është ndërperë dhe do të rinisë ditën e nesërme në orën 13:00.

Ndërprerja e saj u bë në minutën e 25-të dhe arbitri i futi të dy ekipet brenda në dhomat e zhveshjeve. Pas ndërprerjes së takimit, delegati i këtij takimi, Lusien Nurishmi, në një prononcim për “Supersport”, tregoi si u mor vendimi me zyrtarët dhe drejtuesit e dy ekipeve, dhe si do procedohet me ndeshjet e Tiranës dhe Flamurtarit në fundjavë, në Superiore.

“Shiu i madh ishte prezent që prej orës 16:00. Skuadrat dolën në nxehmje, dhe situata erdhi duke u përkeqësuar. Vendosëm të prisnim disa minuta, nëse intensiteti i shiut do binte. Morëm një vendim për ta filluar nesër ndeshjen, në orën 13:00, në minutën e 25-të, aty ku u ndërpre”, u shpreh ai.

Burimi: balkanWeb

 

Share