Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Italisë

(Foto) Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Italisë
October 09
10:45 2017

Ditën e sotme Shqipëria do të luajë në “Loro Boriçi” sfidën përmbyllëse të eliminatoreve të kampionatit botëror “Rusi 2018” kundër Italisë. Duke marrë parasysh faktin se rezultati ka vetëm rëndësi prestigji për të dyja skuadrat (Italisë i intereson për renditjen në FIFA), Panucci pritet të luajë “hapur” përballë katër herë kampionëve të botës.

Panucci dha direktivat e fundit te të besuarit e tij, duke i porositur të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e dinakërisë së kundërshtarit, i cili shquhet për “lojë të pistë”.

Formacioni
Sipas Panorama Sport, ndryshe nga përballja me Spanjën, ku ishte i kushtëzuar nga mungesat dhe pezullimet, Panucci pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë lojtarët që kanë më shumë eksperiencë dhe kanë qenë pjesë e formacionit përgjatë drejtimit të paraardhësit të tij, De Biasi. Rikthimi i Mavrajt, Roshit dhe Agollit pritet të ndryshojnë edhe modulin.

formacioni-470x358

Në këto kushte, Panucci pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë portierin Berisha. Në mbrojtje, ndryshe nga përballja në Spanjë, do të shohim atë klasiken: Mavraj-Ajeti në qendër, të ndihmuar nga kapiteni Agolli në të majtë dhe në krahun e djathtë nga Hysaj. Mesfusha do të përbëhet nga pesë lojtarë, një pjesë e të cilëve me karakteristika më shumë sulmuese dhe që luajnë pranë portës kundërshtare.

it

Përpara mbrojtjes do të vendosen në vijë të drejtë dhe pranë njëri-tjetrit dyshja: Kaçe-Basha me Memushajn më të avancuar. Nga krahët priten të jenë Roshi dhe njëri mes Grezdës dhe Latifit. Në sulm rikthehet Sadiku, i cili është konsultuar gjatë kokë më kokë me Panuçin në lidhje me sfidën përmbyllëse.

Përgatitjet
Pasditen e djeshme, kuqezinjtë zhvilluan nën drejtimin e Panuccit seancën përmbyllëse stërvitore për sfidën që do të zhvillohet sot në “Loro Boriçi” kundër Italisë. Panuçi, i cili mbërriti i fundit në ambientet sportive, pasi ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, nisi menjëherë me “porositë”, ndërkohë që rreth fushës stërvitore qëndronin disa forca policie.

Fillimisht, ai diskutoi me portierin Berisha, të cilin e orientoi se si duhet të sillet në fushë. Nga çka la të kuptohej nga gjestet, trajneri i kërkonte të ishte i guximshëm në goditjet nga këndi dhe i kujdesshëm nga krosimet që priten të vijnë nga të dy krahët nga kundërshtari. Mbrojtja si porosi të veçantë mori “të jetë vigjilente dhe e përqendruar në çdo detaj”.

Penalltia që italianët i “vodhën” Shqipërisë në Palermo është bërë temë diskutimi në kampin kuqezi. Panuçi ka porositur të besuarit të tij të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e dinakërisë së kundërshtarit. Pas porosive, skuadra nisi normalisht seancën stërvitore. Pak minuta vrap dhe ushtrime atletike, ndërsa më pas italiani vuri në zbatim disa prej skemave që kishte përgatitur për të implementuar në sfidën e sotme kundër Italisë. /Blitz.al/

 

Shperndaje