Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Studentja braziliane publikon fotot intime me kampionin Usain Bolt

August 22
10:04 2016

...

Një studente 20 vjeçare, Jady Duarte ka publikuar në rrjete sociale disa foto intime me kampionin e Lojërave Olimpike, Usain Bolt. Ajo ka treguar se kur është njohur me Usain Bolt ajo nuk e ka ditur që ai është sportist i famshëm.

Fotografitë janë shkrepur ditën kur atleti ka festuar 30 vjetorin. Thuhet se ai ka organizuar një festë “të çmendur” me shumë vajza të bukura dhe pije alkoolike.

Por këto foto kanë hapur mjaft probleme duke qenë se Bolt ka një të dashur në Xhamajka e cila është modelja Kasi Bennett. Ai vazhdimisht e quan atë “Zonja e parë”.

Nuk ka pasur ende një prononcim nga ana e atletit kampion por ajo çka mund të themi është se ai nuk ndihet aspak mirë që këto fotografi u bën pikërisht publike tani pasi ai ka arritur pikën kulminante në karrierën e tij duke fituar plot 9 medalje të arta radhazi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje