Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Përleshje në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, një tifoze pa ndjenja në fushë…

(Foto) Përleshje në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, një tifoze pa ndjenja në fushë…
October 30
19:54 2016

Situatë e tensionuar në “Elbasan Arena”.

Përballja mes Partizanit dhe Skënderbeut është ndërprerë për shkak të trazirave në shkallët e stadiumit.

Irritimi i tifozerisë për shkak të një episodi në fushë ka bërë që forcat e rendit të ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat, por gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Nga përplasja mes tyre ka pasur edhe tifozë të lënduar, madje disa prej tyre kanë hyrë në fushë për të kërkuar ndihmën mjekësore pasi një vajzë duket se ka humbur ndjenjat.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e stafit mjekësor të Partizanit, i cili ka dhënë ndihmën e parë për ta transferuar tifozen në qendrën më të afërt mjekësore.

Ndeshja është ndërprerë rreth minutës së 85-të, kur rezultati ishte 0:0. /Blitz.al/

 

14874856_10209684758989414_1116195822_n

14877239_10209684758469401_222282799_n

14877863_10209684724828560_445037422_n

14877896_10209684725548578_1940136025_n

14914566_10209684724948563_385809130_n

14914873_10209684755429325_429547498_n

Komento
Shperndaje