Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Partizani, vijon puna për ndërtimin e kompleksit të ri…

(Foto) Partizani, vijon puna për ndërtimin e kompleksit të ri…
October 24
14:31 2016

Një shtëpi e re për ekipin e Partizanit!

Plani që flitet prej muajsh tashmë ka filluar të konkretizohet; punimet për ndërtimin e kompleksit ku do të akomodohen “Demat e kuq” ka filluar.

“Në punë e sipër…” – shkruhet në profilin e Partizanit në Facebook, krahas fotove nga vendi ku do të ngrihet “Sport Complex Partizani”, lajm ky që i ka emocionuar shumë tifozët të cilët kanë komentuar entuziastë.

Kujtojmë se ky projekt, i cili u zbulua pak muaj më parë, ka një kosto prej 5 milionë eurosh dhe do të përmbajë 3 fusha futbolli, hotel, mensë, pishina dhe palestër.

Së shpejti, “Demat e kuq” që sot renditen në vend të dytë, pas Skënderbeut, do të kenë një kompleks modern që dëshmon më së miri synimet e shoqërisë për të ardhmen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje