Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nënkampionia Luiza Gega kthehet në atdhe. E pret një numër i vogël njerëzish

July 12
10:41 2016

Sado e madhe të jetë arrtija e saj, sado i bujshëm të duket lajmi se atletja Luiza Gega është shpallur nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave, duket se në vendin tonë jehona nuk dëgjohet aq sa duhet.

E ndërsa interesi i përfaqësuesve apo i institucioneve nuk ishte ai që duhej  – të paktën në ditën e mbërritjes së Luizës, – kanë qenë të tjerë njerëz ata që kanë dashur t’i dhurojnë asaj ngrohtësinë dhe mbështetjen që meriton.

Edhe pse të paktë në numër, një grup personash me flamuj e me pankarta mbështetëse kanë pritur Luiza Gegën në momentin e zbritjes së saj në aeroportin e Rinasit.

“Kampionia e vërtetë je ti!” – ka qenë një nga shkrimet e personave të pranishëm.

Tani na mbetet veç të presim nëse nënkampionia e Europës do të marrë atë që vërtet meriton, apo vepra e saj do të harrohet shpejt.

Etiketimet
Shperndaje