Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ndërkohë që VIP-at i kishin sytë nga Skënderbeu, Blendi Fevziu e tradhtoi me… Shkëndijën

(Foto) Ndërkohë që VIP-at i kishin sytë nga Skënderbeu, Blendi Fevziu e tradhtoi me… Shkëndijën
August 25
11:16 2017

Ngjarja që tërhoqi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e kaluar ishte padyshim ndeshja e Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, e cila rezultoi me kualifikimin e skuadrës shqiptare për në fazën e grupeve të Europa League.

Sigurisht, kjo është një arritje jo vetëm për skuadrën e Skënderbeut, por edhe për futbollin shqiptar, prandaj dhe shumë personazhe të njohura të ekranit shqiptar ishin në stadium, duke i dedikuar të gjithë pasditen e tyre lojës në fushën e gjelbër të “Elbasan Arena”.

E teksa sytë e të gjithëve ishin drejtuar nga Elbasan, gazetari Blendi Fevziu ka “tradhtuar” skuadrën korçare dhe ka udhëtuar drejt Shkupit për të ndjekur ndeshjen e kthimit të Shkëndijës dhe Milanit.

Ai ka postuar në Instagram disa foto nga “Philip II Arena” bashkë me mikun e tij Baton Haxhiu, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të shijojë një fitore sepse ndeshja përfundoi me rezultatin 1 me 0 për skuadrën italiane. Por fundja, të shohësh Milanin nga afër nuk është aspak keq apo jo? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje