Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Mediat franceze “kryqëzojnë” Pogba-në për këtë gjest të shëmtuar!

(Foto) Mediat franceze “kryqëzojnë” Pogba-në për këtë gjest të shëmtuar!
June 16
22:00 2016

Me fitoren e djeshme në minutat e fundit përballë Kombëtares Shqiptare, Franca arriti të siguronte kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2016, por pavarësisht kësaj, dy ndeshjet e para nuk kanë qenë shumë të kënaqshme për Paul Pogba.

Në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, mesfushori nuk “shkëlqeu” ashtu si shumë njerëz prisnin, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme u fut vetëm në pjesën e dytë të lojës. Sikur të mos mjaftonin këto, menjëherë pas golit të 2-të të Payet, u kap nga kamerat të bënte një gjest aspak të hijshëm që ka shkaktuar shumë polemika në Francë.

Flitet se gjesti u është drejtuar gazetarëve të pranishëm në stadium, edhe pse kjo situatë nuk është ende e qartë.

Thierry Braillard  – zëvendëssekretar i sportit francez – tha se një futbollist ka detyrën të jetë shembull, edhe pse u shpreh se nuk e ka parë gjestin.

Ndërkohë, mesfushori i Juventusit vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve të shtypit francez, jo vetëm pasi nota që mori në paraqitjen me Shqipërinë ishte 4, por edhe sepse mbërriti me vonesë në drekën e stafit, duke mos respektuar rregulloren.

Në mbrojtje të futbollistit ka dalë agjenti i tij Mino Raiola, i cili shprehet:

“Gjesti? Ju lutem, mos shkruani budallallëqe! Paul nuk e ka bërë kurrë atë gjë. Me siguri ai është i rrethuar nga shumë armiq, të cilët kënaqen duke e sulmuar sapo u jepet mundësia! Le të flasim më mirë për ndeshjen dhe për gjërat e bukura që bëri”, – tha Raiola.

...

...
Picture 1 of 1

Komento