Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Më keq nuk ka ku të shkojë! Milan & Puma prezantojnë uniformat e reja, por me emrin e Calhanoglu të shkruar gabim!

(Foto) Më keq nuk ka ku të shkojë! Milan & Puma prezantojnë uniformat e reja, por me emrin e Calhanoglu të shkruar gabim!
July 10
15:11 2018

Ekipi i Milanit ka prezantuar ditën e djeshme fanellën e saj më të re të dizenjuar dhe prodhuar nga Puma, një nga firmat më të mëdha të veshjeve sportive në glob, pas shkëputjes së kontratës me Adidas.

Ama, ashtu siç askush nuk e priste, fanella e një prej lojtarëve i ka habitur të gjithë.

Kjo sepse mbiemri i Hakan Calhanoglu ishte shkruar gabimisht: “Chalanoglu”.

Sigurisht, një gabim që do të rregullohet ky në uniformat zyrtare të sezonit të ri, por kaq ka mjaftuar që prezantimi “të damkoset” si një prej prezantimeve më të sikletshme për drejtuesit e skuadrës, aq më tepër në një kohë kur sitata e shoqërisë Milan është në më të keqen e historisë së saj legjendare. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje