Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kombëtarja niset drejt Vienës për një arsye krejt të veçantë

May 30
17:53 2016

Vazhdojnë aktivitetet parapërgatitore të Kombëtares Shqiptare të futbollit para nisjes për në Francë për fillimin e shumëpritur të Kampionatit Europian.

Pas fitores së djeshme me rezultatin 3 me 1 në miqësoren kundër Katarit, skuadra së bashku me stafin janë nisur drejt Vienës për të vizituar Muzeumin e Arteve, për të parë nga afër armët e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Një ide e bukur kjo e menduar për programin e fazës përgatitore, e cila mund t’i frymëzojë futbollistët dhe t’i rrisë vetbesimin para pjesëmarrjes historike në një kompeticion të madh si “Euro 2016”!

Etiketimet
Shperndaje