Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Gratë e futbollistëve, gjithnjë e më të fuqishme

July 13
10:11 2016

Mauro Icardi & Wanda Nara

Pas një burri të suksesshëm qëndron gjithmonë një grua e fortë!

Kjo shprehje sa vjen e po bëhet më e prekshme edhe në botën e futbollit sot. Influenca e femrave në karrierën e partnerëve është në rritje të vazhdueshme e për këtë kemi disa shembuj konkretë!

Një prej tyre është Wanda Nara, bashkëshortja seksi e njëkohësisht menaxherja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, e cila ditën e diel “sulmoi” këtë skuadër nëpërmjet një shkrimi në Twitter.

Kujtojmë se fillimisht ka qenë Veronique Zidane, gruaja e trajnerit kampion Europe për klube – Zinedine Zidane. Si mendoni, cilat ishin arsyet që Zizu u largua nga Torino drejt Madridit në vitin 2001?

Po të ecim disa vite më pas, na kujtohen rastet e ish-milanistëve, Prince Boateng e Alessio Cerci: I pari u kthye në Milano në merkaton e janarit falë presionit të ushtruar nga bashkëshortja Melissa Satta, e cila prej kohësh detyrohej të udhëtonte shpesh nga Dusseldorfi në Milano, ku punonte. Ndërkohë, Cerci vendosi të bëjë hapin e madh duke u shkëputur nga Torino drejt Madridit, me nxitjen e gruas Federica Riccardi, e cila asokohe shkaktoi edhe nervozizmin e tifozerisë, kur në Twitter shkroi: “Shkojmë drejt futbollit që ia vlen!”. Fatkeqësisht, 6 muaj më pas Cerci u rikthye në Itali.

Këtu përmendim edhe Benedetta Balleggi-n, partneren e Luca Antonini-t, e cila pas shkarkimit të trajnerit Allegri shkroi: “Më në fund po gëzohem edhe unë, sa ditë e bukur!”. Ndërkohë që pasi Antonini shënoi gol disa muaj më vonë kundër Juventusit me trajner Allegrin, u shpreh: “Për inat të atij që nuk e fuste në lojë!”.

Nuk mbetet pas as e dashura e Simone Zaza-s, e cila pas humbjes së penalltisë në çerekfinalen e Euro 2016 iu përgjigj fyerjeve të tifozëve në rrjetet sociale me komentin: “Në fushë dha gjithçka, kush e fyen është një injorant!”

Pra, shumë të rëndësishme në jetën në çift, si edhe influentuese në karrierën e partnerit. Dikush më shumë e dikush më pak, gratë e futbollistëve po bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Komento