Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Futbollistët e Manchester United i realizojnë ëndrrën të moshuarit para vdekjes…

(Foto) Futbollistët e Manchester United i realizojnë ëndrrën të moshuarit para vdekjes…
September 15
16:59 2016

...

Katër futbollistë të Manchester United vizituan një të moshuar 45 minuta para se ai të ndërronte jetë për shkak të sëmundjes së kancerit.

 Tifozi 73-vjeçar Paddy Lawler u kishte kërkuar familjarëve të tij, si dëshirën e fundit të jetës, të takonte lojtarët e “Djajve të kuq”.

Këtë ëndërr ia realizoi mbesa Kayleigh, e cila kërkoi në Facebook një mënyrë për të kontaktuar klubin, gjë që dha rezultat.

Falë fuqisë së mediave sociale, lajmi u përhap dhe u pa nga një kushëri i futbollistit Jesse Lingard, i cili më pas, së bashku me Marcus Rashford, Ashley Young dhe Timothy Fosu-Mensah shkuan në shtëpinë e Lawler.

Fatkeqësisht, më pak se një orë pas takimit, ku i moshuari mbante veshur uniformën e Manchester United, ai humbi jetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje